Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë viziton Kosovën

01 shkurt 2018 | 15:19

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, nesër ( e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ajo gjatë qëndrimit në vendin tonë do të ketë takime në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe FSK

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe delegacioni që ajo udhëheq, do të vazhdojë vizitën e punës edhe në qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Peja ka arritur marrëveshje me lojtarin Elton Maxharraj, i…