Ministrja Hajdari angazhon ekspert, paguhet rreth 900 euro në ditë

14 dhjetor 2023 | 08:39

Deri këtë të mërkurë kishim përshtypjen që eksperti i Donika Gërvallës, Gani Jakupi, është eksperti që paguhet më së shumti.

Por, 7 500.00 eurot që Gani Jakupi i merr për një muaj, dalin të jenë pak krahasuar me ekspertët që po angazhon Rozeta Hajdari.

Më 10 nëntor 2021 ajo hapi një njoftim për kontratë për një ekspert vendor dhe një ndërkombëtar për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë dhe Mbështetje të Biznesit.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 57 700.00 euro.

Por, ajo çka befasonte ishin ditën e punës, gjithsej 50.

Përllogaritur këto, ky ekspert i bie të paguhej 1 154 euro në ditë.

T7 siguroi edhe kontratën që ministria nënshkroi me ekspertin për politika industriale.

Më 24 dhjetor u nënshkrua e fitues ishte Christian Timm.

I njëjti është një pronar i një kompanie në qytetin e Berlinit në  Gjermani.

Kontratën e fitoi me  44 910.00 euro vlerë, e që për 50 ditë punë merrte 898.00 euro.

Për këtë kontratë  T7 shkoi të marrë një përgjigje nga Rozeta Hajdari se çka ka bërë saktë ky ekspert që u pagua rreth 900 euro në ditë nga shteti i Kosovës.

Kur doli nga qeveria nuk foli.

KRONIKA E T7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot do të bëjë shqyrtimin e dytë…