Ministrja Hajdari në Greqi, fokusi i vizitës thellimi i bashkëpunimit në ekonomi

26 tetor 2022 | 12:06

Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme në mes të Kosovës dhe Greqisë, delegacioni i udhëhequr nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe në shoqërim nga Drejtuesi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva, u pritën në takime nga përfaqësues të lartë të Greqisë.

Fillimisht, ministrja Hajdari u mirëprit në takim me ministrin Alternativ të Zhvillimit dhe Investimeve, Nikolaos Papathanasis me kolegë.

Në këtë takim produktiv, palët reflektuan në portofoliot e ministrive që udhëheqin, duke i kushtuar fokus të veçantë sektorëve industrial dhe reformave të nevojshme strukturore për lehtësimin e të bërit biznes.

Ministrja Hajdari me Papathanasis shkëmbyen përvojat në fushën e investimeve strategjike për të cilën fushë pala greke ofrojë mbështetje institucionale përmes departamentit të investimeve strategjike dhe agjencisë ekzekutive Enterprise Greece.

Në vijim, ministrja Hajdari takoi zëvendësministren e Turizmit, Maria Zaharaki, me të cilën diskutuan për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e turizmit në Kosovë dhe Greqi dhe mundësitë e zhvillimit të ofertave turistike me vendet e rajonit për përfitime të përbashkëta për të sjell punësim, rritje të të ardhurave në Evropën Juglindore.

Zëvendësministrja Zaharaki e shtjelloi rëndësinë që ka turizmi për zhvillimin ekonomik të Greqisë dhe prezantoi të gjitha programet turistike greke që kanë kontribuar në rritjen ekonomike.

Palët u pajtuan që në të ardhmen të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta turistike për Evropën Juglindore, me fokus në promovimin e vlerave të përbashkëta me kulturë të pasur dhe qytetërim të lashtë.

Gjatë qëndrimit në Athinë, delegacioni i Kosovës u prit në takim edhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike dhe Hapje, Kostas Fragogiannis, i cili theksoi rëndësinë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare në mes dy vendeve.

Në këtë kontekst, ministrja Hajdari diskutoi me zëvendësministrin Fragogiannis për përparësitë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën në sektorët industrial në interes të përbashkët, për plotësim të furnizimeve të zinxhirit të vlerës në nivel rajonal dhe më gjerë.

Ministrja Hajdari e falënderoi zëvendësministrin Fragogiannis për mbështetjen politike të Greqisë për Kosovën, gjatë proceseve të shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata të rëndësishme euro atlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akuzave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani se doktorata…