Ministrja Hajdari: Qëllimi ynë është t’i integrojmë inspektorët serbë

21 prill 2021 | 18:36

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në lidhje pagesën e inspektorëve serbë në Veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se qëllimi i Qeverisë Kurti II është që këta inspektorët të integrohen dhe të japin llogari tek Qeveria e Kosovës. “Me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike jemi duke shikuar për alokimin sa më të mirë të këtij stafi që është rreth 30. Në të njëjtën kohë paralel kemi dhe 25 inspektorë që janë për çështje të inspektoriatiti të tregut, ata paguhen nga buxheti jonë dhe janë llogaridhënës tek ne. Jemi në kontakt të vazhdueshëm më ta,. kjo është procedurë e brendshme dhe jemi duke u munduar t’u gjejmë lokacion, qoftë në Fakultetit Teknik apo gjetkë….., si dhe në Mitrovicën Veriore. Qëllimi është të integrohen dhe të punojnë dhe të japin llogaridhënie të Qeveria Kurti dy ashtu siç paguhen”, u shpreh ajo.

Lidhur më këtë çështje, ditë më parë kishte reaguar dhe Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili  ka publikuar pyetjen që deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, i kishte drejtuar atij sa ishte ministër.

Në pyetjen e tij, Zyba kishte kërkuar informacion në lidhje me inspektorët serbë në Mitrovicë të Veriut, të cilët paguhen pa punuar fare sipas pasojë e marrëveshjes në Bruksel.

Hasani ka thënë se po e publikon këtë pyetje, për të kujtuar VV-së se ata ende janë në punë. “Derisa po i shfletoja disa dokumente në shtëpi, rastësisht më zuri syri një letër në të cilën ishte një pyetje parlamentare që më ishte drejtuar nga deputeti Salih Zyba rreth inspektorëve serb në Mitrovicën Veriore. Si rrjedhojë e një marrëveshjeje në Bruksel rreth 300 zyrtar serb paguhen nga institucionet e Kosovës pa punuar fare. 25 prej tyre në MTI. Përkundër tentimeve të mia atë kohë, ata ende janë në punë. Desha t’ua kujtoj Vetëvendosjes që ata ende janë në punë. Fuqinë politike e kanë. Le t’i largojnë nga puna dhe mos ta dëmtojnë më shumë buxhetin e Kosovës?“, shënoi Hasani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka ndarë në mbledhjen e sotme 6…