Ministrja Haradinaj-Stublla paralajmëron vizitë në Izrael

22 tetor 2020 | 14:45

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka paralajmëruar një vizitë muajin e ardhshëm në shtetin e Izraelit.

Haradinaj-Stublla gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrime Evropian ka thënë se pritet të nënshkruhet një dokument dypalësh bashkë me homologun e saj izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, raporton “Epoka e re”.

“Së shpejti pritet të kem një vizitë në Izrael. Më ka ftuar homologu. Nuk ndodh njohja vetëm me notë verbale, ne po presim të nënshkruajmë një dokument dypalësh me homologun e izraelit”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit…