Ministrja Haxhiu: Mërgata, mbështetja e madhe e Kosovës

07 gusht 2023 | 15:39

“Me punë të palodhshme, me sytë nga Kosova, me dëshirën e zjarrtë për t’i kontribuar familjes, shtetit dhe shoqërisë, mërgata aktivisht vepron duke ndihmuar në zhvillimin e vendit tonë”, kështu ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me bashkatdhetarët.

Ajo ka thënë se është përherë kënaqësi të ndash momente bashkë me ta, të diskutosh për pyetjet që shtrojnë e të pyesësh për punët që ata bëjnë.

“Është frymëzues fakti që në mërgatë po rritet edhe një brez tjetër, të rinj të arsimuar e të profesionalizuar me dëshirën që dijen e tyre ta sjellin në Kosovë. Përherë mirënjohës dhe falënderues”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Kurti ka marr pjesë në hapjen e ekspozitës “Kontributi…