Ministrja Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga divizioni për mbrojtje juridike në Gjykatën Speciale

07 prill 2021 | 21:36

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar sot nga detyra, tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.

Të shkarkuarit janë Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët ishin të emëruar në këto pozita në kohën sa ministër i Drejtësisë ishte Selim Selimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli…