Ministrja Hoxha: Agjenda për Reforma Evropiane po zbatohet me dinamikë të shtuar

14 mars 2019 | 12:53

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, rreth zbatimit të Agjendën për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë e ERA 2, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur fjalë rasti, me ç’rast ka potencuar se zbatimi i ERA-s është dokument i përbashkët i Kosovës dhe BE-së.

Ajo ka thënë se ky dokument ka filluar së zbatuari më 11 nëntor 2016, në takimin e parë të dialogut të nivelit të lartë BE-Kosovë.

“Niveli i zbatimit të ERA-s që nga nëntori 2016 e deri në fund të janarit 2019 janë zbatuar plotësisht 11 nga 22 prioritete, ose 50 për qind e tyre, gjysma e tyre janë në zbatim e sipër”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se plani i veprimit është zbatuar 71.11 për qind, pasi që 96 nga 135 veprime janë zbatuar plotësisht.

Ajo ka bërë me dije se në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së, janë duke punuar në draftin final të ERA 2, dhe sipas saj shumë shpejtë do të miratohet në Qeveri për t’u përcjell pastaj në Kuvend.

“Presim që gjatë vitit 2019 të rrisim dinamikën e zbatimit të prioriteteve të ERA 2 dhe do të përpiqemi të tejkalojmë planet”, ka thënë ministrja Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese në Ligën e Evropës. Kualifikimin për…