Ministrja Hoxha merr përkrahjen e Zvicrës për proceset integruese

07 nëntor 2018 | 16:41

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur të mërkurën në takim udhëheqësen e bashkëpunimit për Evropën lindore pranë Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor (SDC), Ruth Huber.

Në takim me përfaqësuesit e SDC-së, ishte edhe Georgette Bruchez, shefe e divizionit për Ballkanin Perëndimor, Jean Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë si dhe bashkëpunëtor nga Zvicra.

Ministrja Hoxha ka vlerësuar bashkëpunimin me Zvicrën, duke vënë theksin në proceset aktuale që po kalon Kosova; liberalizimi i vizave, zbatimi i MSA-së, reformat nga Agjenda Evropiane dhe reformat ekonomike.

“Bashkëpunimi ynë me institucionet e Zvicrës i kanë kontribuar mirëqenies së qytetarëve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave si dhe ngritja e prodhimit vendor e punësimit, arsimin profesional, ruajtjes së ambientit dhe fushat tjera me rëndësi për procesin integrues”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa Ruth Huber, udhëheqëse e bashkëpunimi për Evropën lindore pranë Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim Zhvillimor (SDC), ka theksuar se Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, në veçanti në reforma të gjithanshme dhe procesin integrues, duke shtuar se Zvicra mbështet rrugën integruese të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe finalizimin sa më të shpejt të procesit integrues.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Skenderajt të mërkurën është organizuar ceremonia e…