Ministrja Hoxha në Bruksel shpreh zhgënjimin për mosliberalizimin e vizave

17 dhjetor 2018 | 16:48

Në seancën plenare të Këshillit të përbashkët të MSA-së, BE-Kosovë, të cilën e udhëhoqën Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Federika Mogherini, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka diskutuar për Kriteret politike, Kriteret ekonomike, implementimin e MSA-së si dhe bashkëpunimin financiar.

Ministrja Hoxha në fjalën e saj u fokusua në faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shprehu shqetësimin për mos marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, gjë e cila vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe është zhgënjyese për qytetarët.

Në takim, Ministrja Hoxha ka theksuar se është përshpejtuar zbatimi i reformave gjithëpërfshirëse për të përmbushur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, janë kapitull pozitiv i Kosovës”, ka theksuar Ministrja Hoxha, duke cekur pengesat që Kosova ka hasur në tregtinë e lirë.

“Kosova ka miratuar Pakon e ligjeve për Reformën e Administratës Publike dhe Programin e Menaxhimit të Financave Publike, përzgjedhjen në sektorin publik të nëpunësve civilë të lartë, racionalizimin e agjencive të pavarura për të rritur llogaridhënien, eliminimin e kompetencave të mbivendosura dhe sigurimin e një administrate publike më të strukturuar”, ka potencuar ministrja Hoxha.

Ajo ka shtuar se Kosova është duke përmirësuar sundimin e ligjit dhe klimën e investimeve për investimet vendase dhe të huaja, duke përfshirë të drejtat pronësore të investitorëve.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me…