Ministrja Hoxha në Estoni kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

16 nëntor 2018 | 10:26

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni në vazhdën e punës së saj për lobim për liberalizimin e vizave, ku në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u prit në takim nga Raivo Kuut, zëvendësministër për Sigurinë e Brendshme, Rendin Publik dhe Politikën e Migracionit.

Ministrja Hoxha vlerësoi lart përkrahjen nga shtetet e Baltikut, në veçanti Estonisë, e cila, siç theksoi ajo, ka përkrah vazhdimisht Kosovën në çështjet kyçe me interes për vendin.

Ministrja Hoxha veçanërisht kërkoi votën dhe mbështetjen e Estonisë për liberalizimin e vizave duke theksuar rëndësinë që ka lëvizja e lirë për qytetarët tanë.

“Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, dhe pas votimit në Parlamentin Evropian ku u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kërkova nga vendi mik Estonia përkrahje të plotë në votimin e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset për lëvizjen e lirë”, ka deklaruar ministrja Hoxha, duke cekur faktet e përmbushjes së kritereve për liberalizim dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës nga vendet mike por edhe pas rikonfirmimit nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni LIBE.

Zëvendësministër për Sigurinë e Brendshme, Rendin Publik dhe Politikën e Migracionit në Estoni, Raivo Kuut, vuri në dukje se vendi i tij mirëpret përmbushjen e kritereve për liberalizim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Kush e kruan, me dhimbje…