Ministrja Hoxha: Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues

01 mars 2019 | 21:02

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e Delegacionit të lartë të Parlamentit Evropian, të cilit i printe David McAllister, ku u vlerësuan procesi integrues dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

“Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ministrja Hoxha në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i ministres Hoxha fb:

Takimi me Delegacionin e lartë të eurodeputetëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) njëherësh raportues për Serbinë, z. David McAllister, ishte rast  për vlerësimin e proceseve integruese dhe marrëdhënieve tona me BE-në.

Eurodeputetët mirëpritën miratimin e legjislacionit të paraparë për procesin integrues, ligjet nga Agjenda Evropiane të Reformave dhe MSA-së.

Ne kemi dhënë argumente të vazhdueshme për përkushtimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si rrugë e jona pa alternativë.

Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave. Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorik Aliu nuk do ta ketë rastin të jetë në…