Ministrja Hoxha takoi ministrin Mustafa: Kosova i zbaton marrëveshjet me BE-në

21 mars 2019 | 14:02

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën, me të cilin ka diskutuar për procesin integrues dhe komponentët për këtë proces.

Pas takimit, ministrja Hoxha ka vlerësuar se “interesi i qytetarëve tanë mbrohet më së miri kur ne i zbatojmë marrëveshjet dhe dakordimet me BE-në”.

Postimi i plotë i ministres Hoxha:

Në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën, diskutuam për çështjen e emigrimit ilegal, riatdhesimin e qytetarëve tanë, sigurisë së dokumentacionit dhe kufirit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si komponentë të rëndësishëm gjatë vlerësimit të procesit integrues.

Ne kemi dëshmuar sukses në zbatimin e MSA-së, përshpejtimin e reformave nga Agjenda Evropiane si dhe 95 kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Interesi i qytetarëve tanë mbrohet më së miri kur ne i zbatojmë marrëveshjet dhe dakordimet me BE-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…