Ministrja Hoxha takon studentët: Të rinjtë tanë nuk janë prapa kolegëve të vet në BE

22 janar 2019 | 15:17

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim studentët e Fakultetit Filozofik, me të cilët ka bashkëbiseduar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.

Pas takimit, ministrja në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se studentët kanë përfaqësuar mendimin dhe veprimin më kuptimplotë për ecurinë e shtetbërjes dhe shtetndërtimit.

Postimi i ministres Hoxha:

Takim shumë i veçantë me studentët e Fakultetit Filozofik, ku theksova se ata, në historinë tonë të re, kanë përfaqësuar mendimin dhe veprimin më kuptimplotë për ecurinë e shtetbërjes dhe shtetndërtimit.
Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar vlera të spikatura në të gjitha fushat, në shkencë, art, muzikë, sport dhe fare nuk janë prapa kolegëve të tyre evropianë dhe vlerave evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku…