Ministrja Manastirliu: Luiza Gega ka marrë 13 shpërblime në dy vitet e fundit

17 janar 2024 | 15:01

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediet, në përfundim të mbledhjes së qeverisë ka thënë se qeveria ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë sportistët elitarë, ku bën pjesë edhe atletja Luiza Gega.

Manastirliu u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat që ka bërë Gega, e cila thotë se nuk ka marrë shpërblimet që i takojnë. Ministrja u përgjigj duke thënë se Luiza Gega është e mbështetur jo vetëm në aspektin e shpërblimeve, por edhe atë të krijimit të kushteve për përgatitje.

“Qeveria shqiptare, ministria e Arsimit është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve elitarë, ku bën pjesë edhe kampionia jonë Luiza Gega. E kemi treguar jo vetëm për Luiza Gegën mbështetjen sa i përket atyre aspekteve të shpërblimeve të miratuar në strukturën që bashkërendon ato kritere të ligjit të sportit. Përtej shpërblimeve sportistët tanë, ku është edhe atletja kampionia jonë Luiza Gega janë edhe të mbështetur nga të gjithë aspektet që i përkasin jo vetëm ligjit për sportin por edhe si mbështetje direket në trupën e FA me gradën e përcaktuar dhe ne do vijojmë të mbështesim në garën ku ajo ka pasur rezultate të larta”, ka thënë Manastirliu.

“Gjate vitit 2022-2023 kampionen e kemi mbështetur na garat ballkanike dhe evropiane ne 13 mbështetje shpërblime dhe do vazhdojmë ta vlerësojmë siç e kemi vlerësuar gjithmonë. Mbështetja nëpërmjet shpërblimeve po edhe nëpërmjet sigurimit e kushteve për përgatitje është prioritet absolut. Vlerësimi edhe për rastin konkret të Luizës nuk do mungojë”, ka shtuar Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Anthony Joshua do të ndeshet me ish-kampionin e…