Minnesota e Bostoni udhëheqin Konferencat, vijon marshimi i Lakersave, zhgënjen Milwaukee

04 prill 2024 | 12:34

Vijon momenti i mirë në kampionat për skuadrën e Lakersat, që fituan me rezultat 125-120 në fushën e Washingtonit. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 16 pikë, ku u dallua Davis me 35 pikë e 18 rebound, mbështetur nga LeBron me 25 pikë.

Bostoni bëhet ekipi i parë që arrin kuotën e 60 fitoreve në sezonin e rregullt në NBA këtë vit. Skuadra e Celtics fitoi me rezultat 135-100 ndaj Oklahomas. Treshja Porzingis-Tatum-Brown realizoi 74 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Sërish ndryshon kreu i renditjes në Perëndim, ku tashmë ndodhet Minnesota, që mundi me rezultat 133-108 Toronton. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Anthony Edwards me 28 pikë. Zhgënjen sërish Milwaukee, që në fushën e tij u mund me rezultat 111-101 nga Memphisi. Për miqtë u dallua Jaren Jackson me 35 pikë. Në zonën “play-off” ndodhet edhe Phoenixi, që mundi me shifrat 122-101 Clevelandin, me Booker që realizoi 40 pikë e Durant 32 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Portland         86-89
Washington – Lakers       120-125
Atlanta – Detroit              121-113
Boston – Oklahoma         135-100
Brooklyn – Indiana          115-111
Milwaukee – Memphis    101-111
Minnesota – Toronto       133-85
New Orleans – Orlando   108-117
Phoenix – Cleveland        122-101

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali fitoi 2-0 ndaj Lutonit dhe tash renditet në vendin…