MINT-i hap shërbimin digjital, eliminohen pritjet e gjata në sportele

03 janar 2024 | 13:40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se ka njoftuar se kanë hapur shërbimin digjital duke eliminuar pritjet e gjata në sportel.

Në njoftim nga MINT është thënë se qytetarët mund të pajisen me dokumente biznesore dhe të marrin çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë.

Njoftimi i plotë i MINT-it:

Lajm i mirë për bizneset në Kosovë!

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), ka hapur shërbimin digjital në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë duke eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel.

Tani, ju mund të pajiseni me dokumenta biznesore dhe të merrni çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë – një ndryshim i mrekullueshëm për efikasitetin e procesit!

ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.

Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit