Miqësoret e marsit, Sylvinho fton nëntë lojtarë

13 mars 2024 | 13:39

Shqipëria do të luajë dy miqësore këtë muaj, ndaj Kilit më 22 mars dhe ndaj Suedisë më 25 mars.

Për këto dy përballje, trajneri kuqezi, Sylvinho, do të ftojë shumë lojtarë, për t’i parë nga afër dhe për të marrë më pas një vendim për ata që do të jenë në Evropianin e verës.

Mësohet se disa lojtarëve iu ka shkuar ftesa, e cila pritet të bëhet publike ditën e premte.

Mbipopullim në repartin e sulmit, ku do të jenë plot nëntë lojtarë, që do të kërkojnë të bindin trajnerin. Në listë do të jenë: Sokol Cikalleshi, Jasir Asani, Armando Broja, Rey Manaj, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona mposhti Napolin (3-1) dhe u kualifikua në çerekfinale të…