Miqësoret ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe, deklarohet Giresse

15 nëntor 2022 | 16:33

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër (e mërkurë) përballet me Armeninë në miqësoren e parë për këtë muaj, pasi “dardanët” do të përballen edhe me Ishujve Faroe.

Në konferencën për medie një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi Alain Giresse ka thënë se këto dy ndeshje miqësore do t’i shërbejnë lojtarëve të rinj që të kenë mundësinë të tregojnë vetën.

“Siç e keni parë në listë përzgjedhja ishte që tu jepet hapësirë lojtarëve të rinj. Lojtarët në listë i njohim, por kjo do të jetë mundësi për ta dhe të shohim se si do të paraqiten. Kjo është ajo që desha të prezantojë dhe kjo ishte strategjia për t’i thirrur këta lojtarë të rinj”, ka thënë Giresse.

Ndeshja mes Kosovës dhe Armenisë zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua amerikane pretendon se fiton 780 000 dollarë në…