Miranda Kerr bëhet nënë për herë të tretë

17 tetor 2019 | 11:37

“Jemi të lumtur për ardhjen në jetë të Mylesit dhe falënderojmë të gjithë për fjalët e bukura dhe urimet në këtë çast të veçantë të jetës sonë”. Kështu ka njoftuar modeluesja australiane, ish-engjëlli i ‘Victoria’s Secret’, Miranda Kerr, 36 vjeç, e cila ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një detaj të kopertinës kushtuar të voglit Myles, që e ka me bashkëshortin 29-vjeçar Evan Spiegel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Courteney Cox ka mirëpritur Jennifer Anistonin në rrjetin social “Instagram”.…