Miratohet buxheti i komunës së Prishtinës për vitin 2019

28 shtator 2018 | 14:21

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2019, i cili kap vlerën prej 87 milionë euro. Në favor të këtij buxheti kanë votuar 26 asamblistë, 16 kundër dhe një abstenim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky buxhet do të fokusohet në infrastrukturë dhe investime në çdo lagje të kryeqytetit.

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës kaloi propozim buxheti për vitin 2019 që është buxheti më i lartë ndonjëherë në vlerën prej 87 milionë eurosh. Fokusi më i madh i buxhetit është në infrastrukturë me investime në çdo lagje. Ditëve dhe javëve në vijim do të prezantojmë pjesë nga buxheti që qytetarët te jenë të informuar. Urime të gjithëve!”, ka thënë Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e premte) zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së…