Miratohet buxheti i Prishtinës në vlerë mbi 105 milionë euro

21 shtator 2022 | 11:28

Kuvendi Komunal i Prishtinë e ka miratuar buxhetin e komunës që do ta ketë vlerën e mbi 105 milionë eurove.

26 asamblistë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Në seancë kanë munguar asamblistët e Vetëvendosjes, AKR-së dhe tre të AAK-së, të cilët e kanë bojkotuar këtë pikë të rendit të ditës, me arsyetimin se ekzekutivi nuk e ka anuluar projektin “Zyra e Arkitektit” të kërkuar nga opozita.

Ndryshe, votimi i buxhetit shmang zgjedhjet për kuvend komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli për herë të parë do të luajë…