Miratohet plani i komitetit për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së

28 janar 2020 | 15:36

Komiteti për familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe martirë të luftës së fundit ka mbajtur mbledhjen  e rregullt, të cilën e ka drejtuar kryesuesja, Vlora Krasniqi-Manaj.

Në këtë mbledhje është miratuar plani i punës së këtij komiteti për vitin 2020. Sipas këtij plani, objektivat kryesore që presin të realizohen gjatë këtij viti janë: shqyrtimi i rregullt i punës dhe veprimeve të organeve komunale me fushë-veprimtarinë e komitetit, adresimi i kërkesave dhe rekomandimeve, komiteti duhet të jetë pjesë e akademive përkujtimore dhe organizimeve të festave kombëtare, krijimi i data-bazës me të gjitha data historike të Komunës së Malishevës.

Komiteti për familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe martirë të luftës, ka paraparë edhe disa vizita nëpër institucionet lokale e qendrore që lidhen me punën dhe veprimtarinë e këtij komiteti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetet e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me KDI-në dhe…