Deputetet nga rajoni i Anamoravës flasin për transparencë

28 janar 2020 | 15:35

Deputetet e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me KDI-në dhe OJQ-në “Fortesa” kanë mbajtur raundin e dytë të debatit në Komunën e Kamenicës, me temën “Ta rrisim transparencën dhe llogaridhënien ndaj zgjedhësve”.

Në këtë takim të pranishëm nga deputetet ishin: Lirije Kajtazi, Labinotë Demi, Arbëreshë Kryeziu, ndërsa nga KDI-ja Agnesa Haxhiu si dhe drejtoresha ekzekutive e OJQ-së “Fortesa”, Sanije Jahiri.

Po ashtu, në debat kanë marrë pjesë edhe qytetarë si dhe përfaqësues të Komunës së Kamenicës.

Gjatë debatit është diskutuar çështja e përfaqësimit të kësaj komune nga deputetet në Kuvendin e Kosovës, se si do t’i adresojnë ata kërkesat e qytetarëve të Kamenicës.

Deputetet kanë kërkuar nga të pranishmit të paraqesin shqetësimet e tyre, duke iu thënë që transparenca me bashkëpunim është ajo që duhet t’i karakterizoj të zgjedhurit e qytetarëve. Ndër të tjera edhe të pranishmit në këtë takim paraqiten disa rekomandime duke iu kërkuar deputeteve që të punojnë më shumë në përfaqësimin e qytetarëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën jashtëzakonshme të mbajtur të…