Kuvendi Komunal i Prishtinës rekomandon anulimin e kushteve ndërtimore në Badovc

28 janar 2020 | 15:33

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka miratuar dy rekomandime dhe ka marrë një vendim lidhur me ndërtimet në afërsi të liqenit të Badovcit në kryeqytet.

Kuvendi ka rekomanduar që liqeni i Badovcit të hyjë tek Zona e Peizazhit të Mbrojtur dhe të anulohen kushtet ndërtimore për palën e përfshirë në këtë proces. Gjithashtu është marrë vendim që të anulohet Plani Zhvillimor Komunal për Zonën I, II dhe III. Rekomandimet dhe vendimi kanë dalë nga kërkesa e grupit të qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

Gjatë kësaj seancë është zhvilluar një debat i ashpër sidomos në mes të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PSD-së. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.

Ai ka theksuar se është pro anulimit të kushteve të ndërtimit, por sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bëjë fillimisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). “Mos më shtini me fol se presionin më të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”, u ka thënë Ahmeti asamblistëve të LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje,…