Miratohet projektligji për marrëveshje të huas ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vlerë 100 milionë euro

10 gusht 2020 | 12:40

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën.

“Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën është e nënshkruar më 30 korrik 2020. Me miratimin e projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare për Republikën e Kosovës në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huasë. Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

(A.M/ Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej 28 korrikut kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është konfirmuar…