Miratohet projektligji për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë

21 korrik 2022 | 13:56

Të enjten në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për marrëveshjen e bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore.

“Kosto totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të projekt idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000 (një milion e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1,000,000 (një milion) euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndaj shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) euro, ose 49% të kostos totale”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu ka shtuar se kjo kosto është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Vazhdojnë edhe për 24 muaj…