Miratohet raporti i ZKA-së, rritet numri i auditimeve të performancës

29 maj 2020 | 15:33

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, me tetë vota për dhe një kundër ka aprovuar raportin e Zyrës Kombëtare të Audimit (ZKA) për vitin 2019 dhe i njëjti është proceduar për në kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Bedri Hamza, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë vitit 2019 ka pasur rritje të auditimit dhe të performancës.

“Auditori ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor të performancës dhe ky përfshin ekstraktet relevante të pasqyrës financiare. Pasqyra vjetore financiare paraqesin një pamje të drejtë dhe reale”.

“Zyra e Auditimit gjatë vitit 2019 ka pasur një rritje të auditimit dhe të performancës. Nuk është  e lehtë me u audituar siguria e ushqimit, siguria në trafik sepse këtu nevojiten njerëz të kualifikuar dhe prandaj sigurisht ne si komision kemi me ju përkrahur me staf dhe me buxhet”, ka thënë Hamza.

Ndërsa Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani, ka thënë se në vitin 2016 ka filluar edhe auditimi i ndërmarrjeve publike.

Osmani ka theksuar se trendi i rritjes së auditimeve ka treguar edhe kapacitetet e Zyrës së Auditimit.

“Auditimi i ndërmarrjeve publike ka filluar nga vitit 2016. Plani jonë është realizuar komplet dhe kuvendi ka pasur në dispozicion të gjitha kërkesat që burojnë. Trendi i rritjes së auditimeve tregon edhe rritjen e kapaciteteve brenda zyrës së auditimit”.

“Është shumë e rëndësishme qe zyra jonë është anëtarësua në organizatën botërore, dhe nga janari i 2021 ne do të jemi aktiv. Qëllimi jonë është që në citin 2020 të kemi proceseve të digjitalizimit që kjo do të shkurtojë edhe punën e auditorëve tanë, ka thënë Osmani, raporton “Ekonomia Online”.

Ai ka thënë se auditimet në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) janë bërë në mënyrë që të rritet siguria e ushqimit

“Sa i përket AUV ne kemi bërë disa auditime në mënyrë që të rritet edhe siguria e ushqimit. Ne kemi në planin tonë që do të kthehemi me një auditim shtesë dhe të shohim se cilat nga auditimet tona janë zbatuar nga ky institucion”, ka thënë ai

Më tutje, ai ka thënë  se ka marr vendim që të auditohet RTK-ja, mirëpo jo pasqyrat financiare, por të bëhet auditimi i performancës.

“Mund të konfirmoj sepse ekziston një dokumentacion që ka pasur mendime nga ana e Bordit të RTK se auditori nuk është i pajisur për auditimin e RTK-së. Unë kam marr vendim që të auditohet RTK, por jo për pasqyrat financiar,  por për perfomancën”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi ndezi dritën jeshile për rifillimin e futbollit në ishull,…