Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
29 tetor 2026
| 08:08
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kubës.
Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janinaj, ka abstenuar në këtë votim.
Rezoluta u miratua me 130 vota pro, 17 kundër dhe 25 abstenime, duke reflektuar mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të OKB-së për përfundimin e kufizimeve amerikane ndaj ishullit të Karaibeve.
Dokumenti i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme kërkon përfundimin e masave që prekin marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe financiare me Kubën.



