Miratohet vendimi për organizimin e këshillit të ministrave për reformën e administratës publike
22 qershor 2020
| 17:40
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike si dhe strukturave përgjegjëse për koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e strategjisë së reformës së administratës publike.
Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike do të ketë këtë përbërje:
1. Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (kryesues);
2. Ministri i Ministrisë së Financave (anëtar);
3. Ministri i Ministrisë e Pushtetit Lokal (anëtar);
4. Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (anëtar);
5. Ministri i Ministrisë së Drejtësisë (anëtar); dhe
6. Zyra e Kryeministrit, këshilltar politik (anëtar).