Del Piero: Juve gaboi me shitjen e Mandzukiqit

22 qershor 2020 | 17:40

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero mendon se bardhezinjtë kanë bërë një gabim të madh kur larguan Mario Mandzukiq.

Ish-sulmuesi flet pasi “Zonja e Vjetër” dështoi të shënonte gol në dy ndeshje radhazi.

Juventus humbi finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit dhe Del Piero i kushton rëndësi mungesës së Mandzukiq. Në një intervistë për “Sky Sport Italia” Del Piero u shpreh: “Mandzukiq është një lojtar që i duhet Juventusit tani. Unë do ta mbaja në ekip gjithë kohës, për atë çfarë ka bërë dhe çfarë është i aftë të bëjë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah…