Mirëpritet në Mitrovicë fushata për cilësinë e ajrit

16 qershor 2021 | 11:37

Komuna e Mitrovicës sot është bërë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit në të gjithë vendin për ndotjen dhe cilësinë e ajrit, ku këtij aktiviteti iu është bashkangjitur edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorin e Arsimit, Skender Avdiu, për të promovuar sloganin “Ajër më i pastër për shëndet më të sigurt”, në sheshin e qytetit “Mehë Uka”.

Me këtë rast, nënkryetari Faruk Mujka, ka falënderuar organizatorët e këtij projekti për këtë aktivitet, duke thënë se për qytetarët e Mitrovicës kjo fushatë ndërgjegjësuese është më se e mirëseardhur në mënyrë që të jenë ata të informuar më shumë për rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit, dhe masat të cilat duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten.

Fushata e mbajtur sot është një nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i shërbimeve të menaxhimit të projektit, të menaxhimit të informacionit për cilësinë e ajrit, të ndryshimit të sjelljes dhe i shërbimeve të komunikimit” (Projekti i Cilësisë së Ajrit), financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe zbatuar nga Konzorciumi NIRAS në mbështetje të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16 Qershori - Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit të…