Mirëpritet projekti “Komunat për të rinjtë”

28 tetor 2021 | 11:27

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në takimin virtual, me rastin e përmbylljes së misionit mbikëqyrës pesëditor të Bankës Botërore në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë” të financuar nga Fondi Japonez për Zhvillim Social (JSDF).

Gjatë fjalimit të tij, ministri Krasniqi ka falënderuar Paoluccin për bashkëpunimin korrekt dhe përkrahjen e plotë të Bankës Botërore për projektin “Komunat për të rinjtë” i cili mbështet të rinjtë në nivelin lokal.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe besimin të cilin e kemi ndërtuar përmes punës sonë të përbashkët. Projekti ‘Komunat për të rinjtë’ është shumë i rëndësishëm për ne, ngase ju ofron mundësi të shkëlqyeshëm të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara në komunat përfituese”, ka thënë Krasniqi.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin e plotë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe ka shtjelluar mundësitë për bashkëpunime të reja me MAPL-në në fushën e përkrahjes së grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

Projekti M4Y është një grant prej 2.79 milionë dollarësh i financuar nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së marrë nga Fondi Japonez për Zhvillimin Social i administruar nga Banka Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS Academy po hap dyert për gjeneratën e nëntë me…