Misioneve diplomatike në Australi iu dërgohen ‘pako të dyshimta’

09 janar 2019 | 10:55

Disa misione diplomatike në Melburn dhe Kanberra të Australisë janë evakuuar pasi kanë pranuar pako me substancë të dyshimtë.

Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë janë parë tek disa konsulata përfshirë ato të Indisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Koresë Jugore. Zyrtarët në misionet e Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës kanë deklaruar se gjithashtu se kanë pranuar pakot e dyshimta.

Faqja e emergjencave qeveritare ka njoftuar se së paku 10 incidente me“ materiale të rrezikshme” .

Ende nuk ka raporte për ndonjë të lënduar në misionet e shënjestruara, transmeton “Associated Press”.

“Rrethanat që kanë përcjellë këto incidente janë duke u hetuar” ka deklaruar policia federale e Australisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë…