Misioni i ShBA-së në NATO: Do t’i qëndrojmë pranë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, e ka mirëpritur takimin e zhvilluar në Bruksel në mes të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, Jens Stoltenberg dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Në një reagim të këtij misioni në “Twitter” është thënë se ShBA-ja do të qëndrojë pranë Kosovës, ndërsa vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj euroatlantike.
“Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, mirëpriti më herët sot, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin te selia e NATO-s. ShBA-ja do të qëndrojë pranë Kosovës, ndërsa vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj euroatlantike”, ka shkruar misioni i ShBA-së në NATO.
SecGen @jensstoltenberg welcomed Prime Minister of the Republic of Kosovo @albinkurti to @NATO HQ earlier today. The 🇺🇸 United States will stand by 🇽🇰 #Kosovo as it continues to move forward on its Euro-Atlantic path. https://t.co/Ehh4JRurLB
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) April 29, 2021



