Misioni i vështirë për Istogun, Trepça e dëshiron Superligën

29 prill 2021 | 10:50

Të enjten (sot) do të zhvillohet ndeshja e dytë e “play-out” ndërmjet Trepçës dhe Istogut.

Në “play-out” zhvillohen dy takime, ku kush është më e mirë në këto dy përballje do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm.

Takimi i parë përfundoi 70:99 në të mirë të mitrovicasve, që janë afër mbetjes në elitë, kurse istogasit duhet të fitojnë me 30 pikë dallim në mënyrë që të hyjnë në elitën e basketbollit, që do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën nga Istogu, që në Ligën e Parë në garat e rregullta përfundoi në vendin e dytë, kurse ‘xehetarët’ u renditën në vendin e shtatë në FIVE STAR Superligë.

Ndeshja Trepça – Istogu do të zhvillohet nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar ditën…