Mitchelli në Beograd: ShBA-ja mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

14 mars 2018 | 13:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e mbështetin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimin e marrëveshjeve. Kështu ka thënë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Është koha që të punohet së bashku në zgjidhen e problemit”, ka thënë Mitchelli.

Sipas tij, Kosova ka të drejtë të formojë forca profesionale, të cilat do të merreshin me sigurinë dhe nuk do të paraqisnin kurrfarë kërcënimi për Serbinë apo serbët.

Mitchelli ka thënë se ShBA-ja e mbështet këtë të drejtë të Kosovës, por ka theksuar se për këtë janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese, raporton “Rel”.

Mitchelli po ashtu ka thënë se ShBA e sheh Serbinë si bazë të të gjithë Ballkanit.

“Duam të kthehemi në rrugën e vjetër të afërsisë dhe bashkëpunimit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Ne besojmë se vizioni i Serbisë së lirë dhe të begattë është në harmoni me paqen fqinjësore. Shoh mundësi të mëdha për zgjidhjen e problemeve që po zvarriten në rajon për vite me radhë. Kjo është punë për të gjithë ne dhe një rast për liderët në rajon”, ka thënë ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës sot kanë publikuar listat e…