Miti dhe teksti

20 shtator 2022 | 09:06

Semezdin Mehmedinović
Përktheu: Fadil Bajraj

Në këtë moment, shoh një kauboj të vërtetë,
Dhe është hera e parë që e shikoj në shkëlqim të drejtpërdrejtë.
Të njëjtin, kaq shumë herë,
E kam parë në fotografitë reklamuese për Marlboro:

Në emër të syve të mi, dikush ka hetuar më parë
Atë mit, ma merr mendja, të barabartë me Mitet greke
Krestomaninë dyvëllimshme të Robert Gravesit.

Dhe dikush tashmë veç kishte zbuluar të gjithë kontinentin për mua,
Që do të thotë: asgjë më e panjohur.
Thonë se, i rrethuar me libra,
Në pyetjen: “A ke qenë ndonjëherë në Greqi?”
Heidegger u përgjigj: “Nuk kam qenë.”
Dhe pas një pauze të shkurtër, përsëriti: “Nuk kam qenë.
Por djali im ka qenë atje”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Pier Paolo Pasolini Përktheu: Elona Caslli Në të vërtetë…