Mitrovica ndërmerr masa për sigurinë e qytetarëve gjatë sezonit veror

12 qershor 2018 | 15:41

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Mitrovicës ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është diskutuar lidhur me sensibilizimin për rrezikshmërinë gjatë qëndrimit në liqenin artificial dhe për përgatitjet e sezonit veror dhe masat mbrojtëse nga zjarri.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të inspkecionit komunal, policisë së Kosovës, FSK-së, zjarrfikësve, institucioneve tjera dhe OJQ-ve.

Pjesëmarrësit në takim vlerësuan njëzëri se liqeni artificial në Suhadoll, ofron mundësi të jashtëzakonshme për pushim e rekreacion të qytetarëve.

Mirëpo, të pranishmit në takim vlerësuan po ashtu se uji i akumuluar në liqe, paraqet rrezik për qytetarët që duan të shfrytëzojnë atë për larje për shkak se është i ftohtë dhe për shkak të thellësisë që arrin deri në tri metra.

Përveç kësaj, anëtarët e KKSB-së folën edhe për sigurinë në trafik, duke vlerësuar se tani gjatë sezonit veror qarkullimi i automjeteve shtohet dukshëm edhe për faktin se bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, vijnë këtu për pushime.

Lidhur me këtë, anëtarët e KKSB-së kërkuan nga institucionet komunale dhe Policia e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të pasur rend në trafik dhe për të evituar rreziqet për këmbësorë dhe pjesëmarrës në komunikacion.

Ndërsa, nga qytetarët u kërkua që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe ligjin, si dhe të shfrytëzojnë për parkim të automjeteve vetëm hapësirat e dedikuara për këtë, që tani ka mjaftë në qytetin e Mitrovicës.

/Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, gjatë mbledhjes se…