Mitrovicë, ndërtohen hapësirat e veçanta për vendosjen e kontejnerëve

07 nëntor 2022 | 16:15

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit sot ka përfunduar ndërtimin e hapësirave të veçanta për kontejnerë në disa pjesë të qytetit të Mitrovicës.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, ka bërë me dije se në vitin e ardhshëm është paraparë ndërtimi i hapësirave të tilla edhe në vende të tjera.

Gjithashtu ai kërkon nga qytetarët që të hedhin mbeturinat në vendet e destinuara, e jo jashtë kontejnerëve, pasi që në rast të ndotjes së ambientit pason ndëshkimi me gjoba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do…