Mitrovicë, vazhdojnë aktivitetet e zhvillimit profesional për infermierët e QKMF-së

16 mars 2023 | 11:41

Në Qendrën për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” po vazhdojnë aktivitetet e zhvillimit profesional të infermierëve sipas planit të punës për vitin 2023.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve më 13, 14, 15 dhe 16 mars po mbahen ligjërata me temën “Procesi i komunikimit, faktorët që ndikojnë në komunikim”, ligjëruar nga infermierja, Fatmire Beka Qenaj, trajnere në Qendrën Trajnuese.

Me këtë rast, infermierja Beka Qenaj ka bashkëbiseduar me infermierët për procesin e komunikimit, duke e cilësuar atë si çelësin kryesor për shërbime të mirëfillta njerëzore e në veçanti për ato profesionale.

Interesimi i infermierëve për pjesëmarrje në këto ligjërata ishte mjaft i madh, ndërsa në nivel të lartë ishte edhe organizimi nga ana e trajnueses Beka Qenaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka…