Mitsunori Ogasawara merr pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit të ”Projekti për Mbështetje në Deminimit në Komunën e Mitrovicës”

08 qershor 2021 | 13:59

Në bazë të skemës së Ndihmës së Granteve për Projekte të Grass Roots dhe Sigurisë Njerëzore (GGP), Z. Mitsunori Ogasawara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e  Japonisë  në  Kosovë  ka  marrë  pjesë  në  ceremoninë  e  dorëzim-pranimit të ”Projekti për Mbështetje në Deminimit në Komunën e Mitrovicës” me një shumë prej 60,145.00 euro për “Norwegian People’s Aid-Ndihma e Popullit Norvegjez”.

Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës përpos z. OGASAWARA Mitsunori, i ngarkuar me Pune ne Ambasadën e Japonisë në Kosovë, edhe z. Faruk MUJKA, nënkryetar i Komunës se Mitrovicës,  z. Ahmet SALLOVA, drejtor i Qendrës Koordinuese për Deminim dhe z. Charles FRISBY, drejtor për Kosovë në Norwegian People’s Aid.

Qëllimi i projektit ishte pastrimi i tokave të ndotura nga mbetjet e municioneve thërrmuese, për përdorim të sigurt nga banorët lokalë dhe popullatës përreth në fshatin Bare, Komuna e Mitrovicës.  Përmes  këtij  projekti,  u  lëshuan  gati  100  hektar tokë dhe 413  banorë do  të përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti duke rifituar qasjen në pyll dhe tokë kullose për blegtori. Qeveria e  Japonisë  prezantoi  për  herë  të  parë  GGP-në  1989  në  mënyrë  që  të  përmbushte nevoja të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim.

Ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale  në  përpjekjet  e  tyre  për  t’iu  përgjigjur  nevojave  të  ndryshme  të  zhvillimit  në nivelin bazik apo fillestar. Qëllimi është të përmirësojë nevojat Themelore të Njeriut dhe fushat kryesore të synuara  janë  shëndetësia,  edukimi,  mjedisi  dhe  mirëqenia  sociale.  Synon  të përmbushë nevojat e ndryshme të komuniteteve lokale dhe të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve bazë, duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e zhvillimit në një mënyrë të shpejtë dhe precize.

Në Kosovë, Japonia ka zbatuar skemën e GGP edhe para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma totale e GGP Japoneze pas pavarësisë së Kosovës arrin në 3,032,425 EUR për 48 projekte (përfshirë 1 GGP Kulturore) në të gjithë vendin

Të pranishmëve u është drejtuar edhe me një fjalim rasti, OGASAWARA Mitsunori, i ngarkuar me Pune ne Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

Fjalimi i plotë i z. OGASAWARA Mitsunori

I nderuar Z. Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës

Z.Sallova, Drejtor i Qendrës Koordinuese për Deminim,

Z.Frisby, Drejtor për Kosovë i Norwegian People’s Aid,

Mysafir të nderuar, Zonja dhe zotërinj, Është kënaqësia ime e madhe të jem sot këtu për ceremoninë  e  dorëzim-pranimit  të “Projektit  për  Mbështetjen  e Deminimitnë  Komunën e  Mitrovicës”. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të përgëzuar me mirënjohjen time për Komunën Mitrovicës dhe Qendrën  e  Veprimit ndaj Minave të Kosovës për mbështetjen e  tyre në këtë projekt. Gjithashtu, unë do të doja të  shprehja vlerësimin dhe respektin tim për ekipin e “Norwegian People’s Aid”, për punën e tyre të përkushtuar dhe profesionale. Duhet  të  ketë  qenë  sfiduese  zbatimi  i  këtij  projekti  gjatë  kohës  së  paparashikuar  të pandemisë. Ka më shumë se një vit që kur Covid-19 filloi të përhapet në të  gjithë botën. Të gjithë jemi përballur me vështirësi për të ndryshuar mënyrën e jetës së përditshme në mënyrë që të ballafaqohemi me situatën.

Sidoqoftë, besoj se nuk është hera e parë që shumë prej banorëve në këtë zonë përballen me sfidën për hir të ballafaqimit me mjedisin në të cilin jetojnë. Kosova  ka  qenë  e  trazuar  me  minat  e  mbetura  tokësore,  municionet  thërrmuese  dhe mjetet  e pashpërthyera(UXO)  qe  nga  konflikti  në  vitet  1990.  Bazuar  në  hulumtimin  e tyre  në  2015,  Ndihma  e  Popullit  Norvegjez  (NPA)  identifikoi  30  zona,  e  cila  është gjithsej  890 hektar në  rajonin  e  Mitrovicës  e  cila  ishte  ende  e  ndotur  me  mbetje shpërthyese të luftës (ERW).

Kur  NPA  aplikoi  për  Asistencën  e  Grantit  Japonez  për  Projektet  e  Sigurisë Njerëzore Grass-Roots (GGP) në  2019,  ishte  20  vjetori  i  Konventës  për ndalimin  e  Përdorimit, Grumbullimit, Prodhimit dhe Transferimit të Minave Anti-Personel dhe Shkatërrimin te tyre, i cili hyri në fuqi i njohur si Traktati i Otavës. Japonia si një palë në këtë Konventë, ne kemi ofruar mbështetje për përpjekjet e tilla si pastrimi i minave në vendet dhe rajonet në botë që nga viti 1998, duke përfshirë shumë vende të Ballkanit Perëndimor si Kosova.

Sot,  rreth  100  hektar në  fshatin  Bare  u  pastruan  përmes  këtij  projekti.  Jam  shumë i kënaqur të dëgjoj se 413 njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti duke rifituar qasjen në pyll dhe tokë kullotë se për blegtori. Përveç kësaj, vlen të përmendet se projekti dha një  kontribut  të  rëndësishëm  në  planin  strategjik  kombëtar  të  Kosovës i  cili  synon  të pastrojë municionet thërrmuese dhe minat tokësore deri në vitin 2024.Japonia  ka  qëndruar  pranë  Kosovës  në  përpjekjet  e  tyre  për  zhvillimin  shoqëror  dhe ekonomik.

Ambasada  Japoneze  do  të  vazhdojë  të  mbështesë  përmirësimin  e  jetës  së njerëzve në Kosovë. Shpresojmë që një mjedis më i sigurt të mundësojë edhe zgjatjen e jetesës së njerëzve. Përveç kësaj, ne shpresojmë që ky bashkëpunim midis Kosovës dhe Japonisë në nivelin bazë do t’i sjellë njerëzit e të dy vendeve më afër në zemrat e tyre.

Ju faleminderit shumë për vëmendjen tuaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka prezantuar fanellën e re për “Euro 2020” e…