Mjekë nga ShBA-ja dhe Italia operojnë në zemër të hapur fëmijët në QKUK

13 maj 2022 | 13:34

Nga sallat e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekë nga ShBA-të dhe Italia, në kuadër të Organizatës Humanitare Gift of Life, të asistuar nga mjekë vendorë, po trajtojnë fëmijët me keqformime të lindura të zemrës.

Misioni i radhës i GOL në Kosovë po zhvillohet nga data 7 maj dhe deri tash janë realizuar nëntë operacione në zemër të hapur dhe 15 intervenime kardiologjike, gjersa, sipas planifikimit, sot do të kryhen edhe dy operime kardiokirurgjike dhe tri ndërhyrje kardiologjike, për t’u përmbyllur zyrtarisht më 14 maj 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me…