Mjekët e Gjilanit protestojnë të hënën para Komunës

31 mars 2019 | 23:49

Grupi i Mjekëve të Përgjithshëm, Doktorë të Mjekësisë të licencuar, do të protestojnë të hënën më 1 prill para Komunës së Gjilanit.

Ky lajm është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi për medie. Sipas tyre, në Komunën e Gjilanit gjendja është e mjerueshme.

“Më 01.04.2019 në ora 10:00 në Gjilan, para zyrave të kryetarit të komunës së Gjilanit, mbahet protesta e Mjekëve të Përgjithshëm të papunë të komunës sonë. Konkurset dhe punësimet hapen në bazë të interesave të individëve të caktuar, pranohen individët në baza partiake, familjare dhe aksionare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mjekët e Përgjithshëm të papunë, në Gjilan me afër 20 vite shkollim, ecin rrugëve të varfër dhe të shtyrë të zgjasin dorën, sepse për kategoritë e tjera të punës janë të mbikualifikuar ose të papërputhshëm.

“Gjithashtu, e kanë të ndaluar të ushtrojnë profesionin në aktivitete ose ordinanca private vetanake. Kjo është burgu i mjerimit për ta kurse komuna bën pazare në vend të menaxhimit më burimet njerëzore të shëndetësisë. I ftojmë të gjithë mediet të jenë nesër prezent, të na përkrahin dhe transmetojnë këtë protestë, për të cilat paraprakisht i falënderojmë”, thuhet në njoftimin e Grupit të Mjekëve të Përgjithshëm, Doktorë të Mjekësisë të licencuar të papunë nga komuna e Gjilanit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha është një ndër ata emra që na ka…