Mjekja britanike: Dy gjëra dua t’ua them njerëzve për Covid-19

28 maj 2020 | 19:39

Prof. Dolores Cahill, me një karrierë super të gjatë, ka folur mbi situatën e krijuar nëpër botë për shkak të Covid-19. Ajo është diplomuar për mikrobiologji dhe ka doktoraturë për virologji. Po ashtu, ka qenë pjesë e grupit të vaksinës për malarien dhe ka përvojë shumë të gjatë. Sipas saj, situata ku ndodhet bota është për shkak të masave të tepruara. Në një intervistë ajo ka thënë se izolimi pas datës 12 prill duhej të kishte marrë fund. Sipas saj, vetëm të moshuarit duhej të izoloheshin dhe ata që kishin sëmundje shoqëruese, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë duhej ta vijonte aktivitetin normalisht.

 

Cili ishte momenti kur kuptove që kishte diçka që nuk shkonte dhe se duhet të filloje të krahasoje të dhënat?

Mendoj se ka qenë fillimi i shkurtit. Unë kam qenë duke punuar me një doktor, i cili po punon me Shtëpinë e Bardhë dhe po i këshillon mbi protokollet për parandalimin dhe trajtimin me hidroksiklorokin. Unë e kam takuar në Amerikë dhe në fillim të shkurtit ose në mes të shkurtit ai po më thoshte gjithçka në lidhje me virusin dhe me hidroksiklorokin. Ka qenë shumë frustuese për mua që të mos e jepja më parë këtë intervistë, por kuptova që ajo që po thosha në uebfaqen time në shkurt, mars dhe prill ishte shumë më ndryshe nga ajo se çfarë po paraqisnin mediat.

Ka dy gjëra që dua t’u them njerëzve. E para është që duhet të ketë shumë shpresë. Që ky virus nuk është aq i rrezikshëm sa na është servirur. Dhe tjetra është që media ka raportuar numrin e të prekurve. Duhet të kemi parasysh që trupi i njeriut e lufton virusin për një periudhë 10 ditore dhe më pas ti ke imunitet përjetë. Pra nuk je më një rast, je një i shëruar me imunitet të përjetshëm. Unë vetë e kam kaluar infektimin nga virusi në fundin e janarit dhe fillimin e shkurtit. Në media raportohet sikur një rast infektimi është diçka e rrezikshme. Nëse je imun përjetë atëherë nuk ka pse të jetë e rrezikshme dhe duhet të jesh i lirë të funksionosh normalisht me jetën tënde.

Një gjë tjetër është që në Irlandë ashtu si edhe në pjesën tjetër të botës, gjysma e të vdekurve është mbi 80 vjeç dhe më pak personat mbi 50 dhe fëmijë vetëm nëse kanë pasur sëmundje shoqëruese. Kështu që ajo që po them është që nuk ka nevojë që të kemi një mbyllje tërësore të të gjithë shoqërisë. Njerëzit duhet të shkojnë në punë. Momentalisht jam në kontakte me Ministrinë e Shëndetësisë së Irlandës dhe jam e gatshme të mbroj faktin që nuk duhet të ketë izolim dhe se jam e gatshme të pranoj edhe të quajturit fajtore nëse del e kundërta, gjë që nuk do të ndodhë. Ky mendim pra i pakuptimshmërisë së izolimit është mbështetur edhe nga Prof Knut Wittowski, i cili është një epidemiolog i rangut botëror. Ajo që njerëzit duhet të dinë është fakti se në trupin tonë ka me qindra mijëra baktere dhe viruse. Dhe mënyra se si mikrobiologjia jonë e brendshme funksionon është se është shumë e rëndësishme që të kemi kontakt me këto viruse. Çdo vit ka viruse pa fund që qarkullojnë në botë siç është edhe gripi i zakonshëm. Sipas grafikut të ndërtuar nga Prof. Knut, këtë vit qarkulluan globalisht tre viruse, Influenca A, Influenca B dhe Covid-19. Shihet qartësisht që piku i virusit Covid-19 ka qenë më 22 mars. Duhet të dimë që një virus qarkullon në të gjithë globin në një periudhë 3 ose 4 javore. Pra pas 12 prillit nuk ka asnjë arsye për izolim. Të dhënat i përkasin Amerikës. Ajo që duhet të nënvizoj është që imunologët e dinin që në fillim që nuk kishte nevojë të kishte një izolim fillestar. Ka viruse që prekin të rinjtë, ky virus qëlloi që prek më shumë të moshuarit, pra nuk kishim arsye se përse të izolonim popullsinë e shëndetshme. Ka masa parandaluese që mund të marrësh për të rritur imunitetin. Vitamina D, Vitamina C dhe zinku i japin një nxitje sistemit tonë imunitar, kështu që në momentin që ne e marrim virusin, kemi pak ose aspak simptoma për shkak se sistemi ynë i sulmon suksesshëm dhe shpejt gjithçka kalon. Duhej thjesht që të izolonim në shtëpi personat mbi 80 vjeç. 80-90% e popullatës tjetër që janë kujdesur për sistemin e tyre shëndetësor nuk do të kishin simptoma dhe madje as nuk do ta dinin kurrë se e kishin pasur Covid-19. Pas disa javësh virusi do të kishte mbaruar ciklin e tij dhe nuk do të qarkullonte më dhe thjesht mund t’i lejonim të moshuarit të dilnin nga izolimi. Severe akute respiratory desease SARS Covid 1 në 2003 qarkulloi globin dhe filluan njerëzit të kishin frikë, por OBSH e qetësoi situatën. Që nga 2003 Sars 1 ka qarkulluar globin edhe dy herë të tjera, dhe kur unë pashë të dhënat 7-15 % e popullsisë globale kishin tashmë antitrupa për këto lloj SARS-esh. Edhe më përpara se të shfaqej Covid 19 ose ndryshe SARS 2 njerëzit do të dilnin pozitivë për trupa anti sars. Kjo psh mund të merret si një numër 400.000 për Irlandën. Tani këto 400.000 pasi janë testuar dhe kanë dalë me antitrupa, po raportohen si të prekur me Covid dhe që e kanë kaluar. Ndërkohë që ato i kishin antitrupat që nga Sars 1. Ajo që duhej të bënim është që të karantinonin personat lë të themi mbi 75 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese të rënda si le të themi fibroze cistike. Dhe t’u thoshim këtyre personave që të rrisnin sistemin e tyre imunitar duke marrë vitaminat e sipërpërmendura. Kështu që edhe ato mund të vazhdonin jetën e tyre dhe askush nuk do të kishte simptoma shumë të rënda dhe nuk do të kishim vdekje. Hidroksil kloroklin është përcaktuar nga doktorët në të gjithë botën si trajtimi më i suksesshëm në luftën kundër Covid-19. Siç ju thashë më lart kam qenë duke punuar me një doktor, i cili këshillonte Shtëpinë e Bardhë dhe ka përgatitur protokolle për to lidhur me shtete të tilla si India. Ajo që ato kanë bërë është që kanë dhënë një kokërr për tre javë ose 2 kokrra për gjashtë dhe një kokërr kushton vetëm 10 cent. Kjo është përdorur për 60 vite për malarien dhe për 20 vite për lupusin dhe artritin dhe është zbuluar gjithashtu që është shumë efektiv në virusin HIV/AIDS. Është lehtësisht i aksesueshëm dhe është i prodhuar në masë. E gjithë bota kishte furnizime të tilla në gjendje. Kështu që ajo që mund të bënim është që t’i jepnim një ose dy kokrra të tilla stafeve mjekësore, të cilët ishin në vijën e parë dhe personave mbi 75 vjeç dhe nuk do të kishim askënd me simptoma, askënd që do të vdiste si dhe nuk do të kishim as izolim. Media po e trajton këtë virus si një virus i klasit të 4 që është shkalla më e lartë e rrezikshmërisë. Ndërkohë që nëse punon me sistemin imunitar, 99% e popullsisë do ta kalonin virusin me simptomat e një gripi të thjeshtë ose pa simptoma fare. Nga një studim i bërë nga një doktor në New York është nga 800 të infektuar me Covid-19 vetëm katër u desh të kërkonin ndihmën e kujdesit mjekësor dhe të shtroheshin në spital. Ajo që doktori bëri është që pa i takuar pacientët, u dorëzoi poshtë derës disa tableta me hidroksiklorokin në momentin që pacientët kishin simptomën e të kollituri dhe rezultonin pozitivë me Covid. Nuk pati asnjë të vdekur prej tyre. Nëse mediat dhe qeveritë tona do të punonin për popullin ato do të jenin paralajmërime që ok po vjen një virus dhe duhet të bëjmë përpjekje për të rritur sistemin imunitar. Gjithashtu hidroksiklorokina është përdorur suksesshëm në luftën kundër SARS 1 dhe me SARS 2 u përdor shumë suksesshëm në Wuhan. Atëherë qeveritë duhet të pajisnin popullsinë me këtë kokërr që kushton vetëm 10 lekë dhe nuk ka as efekte anësore.

 

Përse mendoni që veriu i Italisë u godit aq fuqishëm nga koronavirusi i ri?

Veriu i Italisë ka bërë shumë doza të vaksinës kundër gripit. Ushtria Amerikane, e cila u kishte bërë ushtarëve të saj vaksina kundër gripit, raportoi se në momentin që ushtarët ranë në kontakt me koronavirusin, u sëmurën shumë rëndë dhe shumë prej tyre edhe vdiqën. Kjo quhet interferencë virusale. Rasti i Italisë duket se është i njëjtë me atë të raportuar nga Ushtria Amerikane.

 

Nuk e di se përse nuk po na thuhet që të përdorim vitaminën C, të hamë shëndetshëm, të marrim ajër të pastër apo të dalim në diell e të marrim Vitaminën D. Po në fakt kemi një pranverë shumë të bukur që na mundëson diell dhe Vitaminë D. Ndërkohë na thuhet rrini në shtëpi, izolohuni dhe prisni për vaksinën. Por sa i përket vaksinës, nuk di nëse do të dalë ndonjëherë. SARS- COV-1 nuk ka një vaksinë dhe ka pasur shfaqen e saj të parë në 2003. Në 17 vite nuk arriti askush të krijojë një vaksinë për SARS 1. Bashkimi Europian mbajti një samit për mbledhjen e fondeve për të financuar vaksinën anti Covid. Për çfarë po shpenzohen gjithë këto para?

Unë do t’i thoja BE dhe Irlandës se nuk ka asnjë arsye që të harxhojmë kaq shumë. Studimet që janë bërë deri tani kanë qenë për të mirat e Vitaminës C, D dhe hidroksiklorokin në bashkëpunim me disa antibiotikë. Nuk ka nevojë për vaksinë. Ne e kemi tashmë trajtimin. Më është thënë nga doktorët në Amerikë që edhe personat që kanë qenë shumë të sëmurë dhe kanë qenë të shtruar në spital, pas një ose dy dozave 200 mg me këtë tabletë, janë shëruar. Doza të mëdha të vitaminës C është provuar që është shumë efektive gjithashtu. Çdo trajtim që do të zbulohet duhet të krahasohet me tabletën e tanishme. Duhet pasur parasysh që edhe vaksinat në përbërje dihet që kanë pjesë që ndikojnë keq në sistemin imunitar ose kanë mërkur. Nuk ka arsye të kemi toksina të tilla në trup kur nuk është e nevojshme. Unë do të përballesha me mediat dhe qeveritë për faktin se po neglizhojnë popullatën dhe se shumë njerëz po vdesin kot. Nuk ka nevojë për izolim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka thënë të enjten se…