MKRS-ja mbështetë financiarisht Komitetin Paralimpik të Kosovës

17 nëntor 2023 | 13:49

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështetë financiarisht pjesëmarrjen e parë të paraatletëve të Kosovës në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.

Komiteti Paralimpik i Kosovës së fundi është anëtarësuar në Komitetin Paralimpik Evropian dhe Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, duke i mundësuar kështu paraatletëve kosovarë që në vitin e ardhshëm të garojnë për herë të parë në Lojërat Paralimpike që do të mbahen në Paris, duke gëzuar të drejta të plota.

Përmes memorandumit të nënshkruar të premten ndërmjet ministrit Hajrulla Çeku dhe presidentes së KPK-së, Njomza Emini, MKRS-ja mbështetë financiarisht Komitetin Paralimpik të Kosovës me qëllim të përgatitjes së ekipit paralimpik të Kosovës për pjesëmarrjen në Paris.

Në Lojërat Verore Paralimpike 2024 pritet që të marrin pjesë mbi 160 shtete me më shumë se 4000 parasportistë, të cilët do të garojnë në 22 sporte të ndryshme. Kosovën në këtë ngjarje pritet ta përfaqësojnë dy parasportistët, Grevist Bytyqi dhe Vjollca Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka emëruar…