MKRS-ja nënshkruan 18 memorandume bashkëpunimi me federatat sportive

11 maj 2021 | 16:19

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me 18 federata sportive.

Memorandumet e bashkëpunimit janë nënshkruar me këto federata: Federatën e Xhudos, Federatën e Futbollit, Federatën e Pingpongut, Federatën e Tenisit, Federatën e Sportit Shkollor, Federatën e Triathlonit, Federatën e Taekëondos, Federatën e Shigjetarisë, Federatën e Shahut, Federatën e Badmintonit, Federatën e Autosporteve, Federatën e Aeronautikës, Federatën e Gjimnastikës, Federatën Skitare, Federatën e Çiklizmit, Federatën e Sporteve Universitare, Federatën e Peshëngritjes dhe Federatën e Boulingut. Në tre takimet që u mbajtën sot mori pjesë zëvendësministrja Daulina Osmani e cila specifikoi se federatat me norma olimpike do të mbështeten përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara.

Mbështetja financiare e zotuar përmes memorandumeve të nënshkruara arrin shumën 829,129.00 euro. Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt. Deri në fund të javës do të vazhdoj nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me federatat tjera sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lille ka bërë zyrtare një ofertë për huazimin e portierit…