Modelja e famshme sapo ngriti dyshimet se mund të jetë biseksuale, video që po ‘çmend’ rrjetin

11 tetor 2022 | 12:27

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka pak kohë që është ndarë nga partneri i saj, pasi thuhet se ai e ka tradhtuar.

Së fundmi përdoruesit e “TikTok” kanë nisur një ‘sfidë’ që “nëse identifikohesh si biseksual, duhet të kishte patjetër një divan kadifeje ngjyrë të gjelbër.”

E këtë sfidë e ka bërë 31-vjeçarja pa asnjë hezitim, duke u përgjigjur vetëm me një veprim. Ajo e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje që ndodhej në shtëpinë e saj.

Video në fjalë u publikua edhe nga Shay Mitchell, e cila gjithashtu me sa duket konfirmoi orientimin seksual të Emily Ratajkowski.

Videoja e Ratajkowski vjen disa kohë pas lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar.

Kujtojmë se ata ishin të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku, 1-vjeçarin Sylvester Apollo Bear.

Lajmin për ndarjen e çiftit u bë publik në korrik pasi një burim i afërt me modelen foli për pabesinë ish-partnerit të saj.

Modelja e famshme sapo ngriti dyshimet se mund të jetë biseksuale,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit…