Modelja e njohur bëri operacion në fytyrë, rrëfen problemet: Kaluan 18 muaj dhe unë nuk…

14 shtator 16:09

Amanda Holden ka zbuluar së fundmi se për 18 muaj nuk e ka ndjerë fytyrën e saj për shkak të një operacioni urgjent që iu desh të bënte.

Ylli i “Britain’s Got Talent”, Amanda Holden, ka zbuluar së fundmi se për 18 muaj nuk e ka ndjerë fytyrën e saj. E dini pse? Për shkak të një operacioni urgjent që iu desh të bënte.

Mediat e huaja shkruajnë se që në momentin kur ajo hoqi të katër dhëmbët e pjekurisë, ana e majtë e buzës së poshtme dhe një pjesë e nofullës së saj kanë humbur ndjeshmërinë.

“Unë nuk mund të ndiej asgjë! Mpirja është bërë në anën e dhëmbit që doli shumë lehtë. Unë kam bërë skanime dhe nga to rezultoi se nervi nuk ishte dëmtuar, kështu që ata mendojnë se ndjesia mund të kthehet. Por kanë kaluar mbi 18 muaj tani, kështu që nuk jam e sigurt për këtë. Është e çuditshme, por mësohesh me këtë ndjesi”, tha Amanda, shkruan “The Sun”.

Kjo e fundit shkruan se Holden gjithashtu vuan nga “TMJ”, një gjendje që e bën atë të tendosë pa vetëdije një muskul në qafën e saj. Kjo shkakton dhimbje koke të paktën një herë në javë dhe është diçka me të cilën ylli po mëson të jetojë.

Bëri operacion në fytyrë, modelja e njohur rrëfen problemet:Bëri operacion në fytyrë, modelja e njohur rrëfen problemet:Bëri operacion në fytyrë, modelja e njohur rrëfen problemet:Bëri operacion në fytyrë, modelja e njohur rrëfen problemet:Bëri operacion në fytyrë, modelja e njohur rrëfen problemet:Bëri operacion në fytyrë, modelja e njohur rrëfen problemet:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës nesër në Gjilan e pret Ballkanin në…