Nuhiu: Luajmë për fitore ndaj Ballkanit

14 shtator 2021 | 16:05

Skuadra e Dritës nesër në Gjilan e pret Ballkanin në kuadër të javës së katërt në BKT Superligë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se ndeshja ndaj Ballkanit do të jetë shumë e rëndësishme. Ai ka shtuar se të dy trajnerët do të bëjnë taktizime.

“Do të përballemi me një skuadër që këto dy vite të fundit kemi zhvilluar përballje të mira por edhe të forta. Kjo për shkak të cilësisë individuale por edhe aspektit ekipor. Nuk diskutohet se do të jetë një ndeshje e taktizuar nga ne trajnerët. E kemi analizuar kundërshtarin në rreziqet që mund t’i kemi në aspektin individual dhe atë ekipor dhe si skuadër gjatë kësaj periudhe dy ditore kemi punuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Nuhiu, i cili ka paralajmëruar fitore në këtë ndeshje. “Ne si Drita gjithmonë e kërkojmë maksimumin. Ne po shohim një kampionat të vështirë pasi edhe kundërshtarët tanë po arrijnë fitore me mjaft vështirësi, ne hyjmë në çdo ndeshje për pikët maksimale”, ka deklaruar Nuhiu.

“Ne po shohim një kampionat të barabartë dhe diferencat në mes ekipeve janë të vogla. Po shohim se nuk ka ndeshje të lehta dhe kjo më së miri e dëshmoi se me sa vështirësi e kemi mposhtur Malishevën, ka momente edhe kur fusha na penalizon por ne nuk duhet të gjejmë justifikim aty por të krijojmë raste dhe të fitojmë ndeshjen”, ka shtuar Nuhiu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim befasoi sërish me pamjen e saj! Ylli televiziv në…